4.8 C
Skopje

Messi nuk majfton ndaj Lens, por PSG fiton titullin e 10-të, Monaco e Lyon bëjnë siç duhet detyrat

schedule23:06 – 23 Prill, 2022

PSG është surprizuar nga skuadra e Lens në takimin e javës së 34-të të Ligue 1. Të besuarit e Mauricio Pochettino kaluan të parët në avantazh me anë të Messit, me argjentinasin që shënoi një gol skpetakolar nga distanca në minutën e 68-të.

Miqtë shtangin skuadrën pariziene vetëm 2 minuta nga fundi i takimit, teksa gjejnë golin e barazimit me anë të Jean 88-të.

Me këtë barazim, gjithsesi PSG shpallet kampione për herë të 10-të në Ligue 1, teksa skuadra pariziene barazon St Etienne për numrin e titujve të fituar në Francë., ndërsa Lens renditet në vendin e 7-të me 54 pikë.

Fitore në javën e 34-të morën edhe Monaco dhe Lyon, teksa mposhtën skuadrën e St Etienne dhe Montpellier. Monaco fitoi 4-1, ndërsa Lyon 5-2.

Me këto fitore skuadra e Monacos mban vendin e 3-të me 59-të pikë, ndërsa Lyon vendin e 8-të me 52 pikë.

Ndërkohë St Etienne mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 18-të, teksa  Montpellier renditet e 11-të me 42 pikë. /f.a/abcnews.al