Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se kontributi i tij për Kosovën do të ishte më i madh, nëse problemet e brendshme në vendin e tij të ishin më të pakta, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën e përbashkët me presidenten e
Kosovës, Vjosa Osmani, Meta u shpreh i sigurt se pasardhësi i tij do të
vazhdojë përkrahjen për Kosovën.
“Nuk pranoj asnjë falënderim sepse kam bërë
detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka dhe çdo qytetarë i Shqipërisë dhe e vetmja
keqardhje është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse
do të kisha më pak probleme të brendshme. Nga dita e hënë në mëngjes do të bëjë
shumë herë më tepër edhe për Kosovës. Jam i bindur se edhe presidenti i
zgjedhur i Shqipërisë do të vazhdojë këtë traditë pozitive dhe është e rëndësishme
ta mendojmë gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe rrugën e lirisë që hyri Kosova”,
tha Meta.