Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është mysafir sonte në ClickPlus në TV21.
Ka komentuar kandidaturën e liderit të ASh-së, Arben Taravarit për president të Maqedonisë së Veriut i cili ka edhe mbështetjen e opozitës shqiptare.
Ai thotë se me këtë kandidaturë do të provokohet BDI-ja.
“Mendoj se është mirë dhe e shëndetshme për demokracinë në Maqedoni që të ketë më shumë kandidat për president për shkak se qytetarët do të kenë më shumë mundësi. Vlerësoj se me kandidaturën e Arben Taravarit, do të provokohet BDI-ja dhe ata do të promovojnë kandidat për president sa më shpejtë”, tha Mickoski.
Intervistën e plotë me Mickoskin do të mund ta ndiqni sonte, me fillim prej orës 21:30 në TV21.