16.8 C
Skopje

Mickoski “josh” ASH-në, i premton pushtet nëse Taravari vjen në krye të partisë

Një ditë para zhvillimit të kongresit të Aleancës për Shqiptarët, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka filluar ta joshë kreun e ardhëshëm të partisë, që me gjsaë do të jetë miku i tij i afërt, Arben Taravari me pushtet.

Në emisionin Click Plus, Mickoski ka vazhduar lobimin për Taravarin që ky i fundit të bëhet kryetar i ASH-së dhe ka thënë se ka ardhur koha që ti jepet rasti opozitës, njëjtë siç thoshte ish kryeministri Zoran Zaev dikur.

Por sipas të gjitha gjasave, kjo është vetëm një joshje për aktivin e Aleancës për Shqiptarët që ta mbështesin Taravarin në kongres të partisë dhe të mos prishet koalicioni mes ASH-së dhe VMRO-së në ato pak komuna që qeverisin së bashku.

Kujtojmë, Taravari dhe Mickoski kanë koalicion në komunën e Gostivarit, përveç sekretarit të komunës, Taravari VMRO-së i ka dhënë edhe poste udhëheqëse nëpër shkolla po edhe drejtori nga pushteti lokal në Gostivarë.