26.8 C
Skopje

Mickoski shkon në protestën para Kuvendit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, del në protestën para Kuvendit ku ndodhen një pjesë e protestuesve.

Protesta vazhdon prej disa ditësh për të mos pranuar propozimin francez.

VMRO DPMNE duke u bërë një mendje me Levicën edhe sonte i ka mbështetur protestat e dhunshme anti-evropiane.

Protestuesit hodhën gjësende të forta para Qeverisë dhe para MPJ-së, si shufra hekuri e fishekzjarre. VMRO-ja pi mundohet që nëpërmjet këtyre protestave të dhunshme ta rikthejë 27 Prillin e vitit 2017.