Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Artan Grubi ka publikuar fotografi nga festivali i mbrëmshëm i paqes që ka organizuar në sheshin Skënderbej me rastin e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Nga fotot shihet se në të kanë marrë pjesë mijëra të rinj. Performancën e tyre e patën disa artistë shqiptarë: Ermal Fejzulahu, Nora Istrefi, Majk, Kida dhe Fifi.
Është dashur të këndojë edhe Antonia Gigoska, por e ka anuluar pjesëmarrjen. Zëvendësues i saj është shpallur Vlado Janevski, por përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk do të performojë në festivalin e paqes.
Ky është viti i parë që organizohet Festivali dhe Ministria e Sistemit Politik njoftoi se po përpiqet ta kthejë atë në një festival të përvitshëm që feston barazinë, paqen dhe integrimin.