Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, tha se rëndësia në operacionet tashmë është dëshmuar pas sulmit në veri.
Ministri falënderoi njësitet e Policisë, që sipas tij kanë dëshmuar profesionalizëm.
“Rëndësia e jonë në operacionet është dëshmuar në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke iu falënderuar policisë njësiteve të saja dhe bashkëpunimit me partnerët kanë dëshmuar për profesionalizmin”, tha Maqedonci.
Gjatë fjalimit të tij, Maqedonci tha se Kosova ka arritur që të ketë kapacitete, falë Qeverisë së Kosovës, ku buxheti për ushtrinë është rritur në 100 për qind.
“Serbia derisa ka gjithmonë interesa hegjemoniste. Kosova ka arritur që të ketë kapacitete, duke iu falënderuar qeverisë së Kosovës buxheti për ushtrinë është rritur 100 për qind. Duke dashur forcimin e ushtrisë kemi investuar në armatim”, u shpreh ai.
Maqedonci përmendi disa prej arritjeve të FSK-së, si ushtrimet në “Defender 2023”, dhe njësitet e FSK-së që shkuan në Turqi për shpëtim, pas tërmetit.
“Për herë të parë Kosova ka ushtruar në Defender 2023 e organizuar nga ShBA. Edhe në Forkland kanë shkuar në mision paqësor, po ashtu edhe njësitë e shpëtimit kanë shkuar në Turqi për shpëtim pas tërmetit. Po ashtu krah për krahë me Ukrainën jemi duke dhënë kontribut për lirinë e këtij vendi”, shtoi tutje ai.
Krejt në fund, ministri i Mbrojtjes tha se përkushtimi i pjesëtarëve të FSK-së është duke u rritur çdo ditë.
“Përkushtimi i pjesëtarëve të FSK-së është duke u bërë çdo ditë, rrugëtimi ynë drejtë anëtarësimit po vazhdon dhe do të arrihet me angazhimin tonë”, përfundoi Maqedonci.