9.8 C
Skopje

Ministrja Haxhiu: Shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvend Projekt-kodin Civil, e konsideroj prioritet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, pas takimit që kanë mbajtur në lidhje me përfundimin e Projekt-kodit civil, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla, tha se janë të mirëseardhura, me ç’rast falënderoi edhe BE-në për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

Ajo tha se me marrjen e mandatit si ministre, e ka konsideruar si prioritet të saj.

“Me rastin e përfundimit të kodit civil mbajtëm takim me akterë të kodit civil. Rëndësia e saj ka rëndësi për sistemin tonë të drejtësisë. Dispozitat dhe normat në kodin civil janë avancuara me standardet ndërkombëtare dhe si të tilla janë të mirëseardhura dhe në këtë drejtim falënderoj BE-në. Momentin që e kam pranuar detyrën duke konsideruar prioritet kodin civil kemi shtruar çështjen e martesave, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, trashëgiminë etj. Edhe është me rëndësi ta procedojmë në kuvend”, tha Haxhiu.

E
ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha Ministrisë së
Drejtësisë i kanë ofruar nga draft që është modern gjithëpërfshirës.  

Me këtë
rast, ai ka thënë duhet të sigurohemi që ky draft do të miratohet nga Kuvendi.

“Ky
projekt ka zgjatur 7 vjet dhe diskutuam që ky projekt ka kaluar në 6 ministra
të drejtësisë. Kemi arritur të ofrojmë një draft që është modern gjithëpërfshirës.
Ky draft ëhstë zhvilluar me asistencë të BE. Gjatë këtij procedimi i është
kushtuar vëmendje të drejtave themelore. Vëmendje i është kushtuar edhe gjuhës.
Te gjitha komuniteteve i është dhënë mundësia të japin kontributin e tyre. Tani
ne kemi një draft por duhet të sigurohemi se ky draft do të miratohet nga Kuvendi.
Do të jetë përgjegjësi e qeverisë të miratojnë kodin civil”, tha ai.