09/09/2024

Anija spitalore “Arka e Paqes” e trupave të mbrojtës kineze në botë qysh prej fillimit të shërbimit në vitin 2008, ka kryer disa detyra mjekësore jashtë vendit, duke lundruar 260 mijë milje detare, duke ofruar mbi 250 mijë shërbime në 43 vende e rajone të botës dhe duke kryer mbi 1 500 operacione .

Ushtria kineze është një forcë aktive edhe në veprimet paqeruajtëse të OKB-së. Më 25 korrik, të gjithë oficerët e ushtarët e kontingjentit të 26-të të trupave paqeruajtëse të Kinës në Kongo (Kinshasa) u dekoruan nga OKB-ja me Medaljen e Nderit të Paqes, nderimi më i lartë i OKB-së për paqeruajtësit.

Kina është vendi anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit që ka dërguar më shumë forca paqeruajtëse. Gjatë mbi 30 vjetëve, gjithsej 50 mijë paqeruajtës kinezë kanë marrë pjesë në 25 veprime paqeruajtëse të OKB-së. Në mbi 20 vende e rajone të botës, paqeruajtësit kinezë kanë ndërtuar e riparuar 18 mijë kilometra rrugë, kanë kryer detyrat e transportit prej 13.86 milionë kilometrash, kanë zbatuar mbi 6 200 detyra të shoqërimit e të patrullimit, kanë hequr 18 mijë mina të pashpërthyera dhe kanë shpëtuar 267 mijë të sëmurë dhe të plagosur. Trupat kineze përshkruhen nga bashkësia ndërkombëtare si forcë kyçe për veprimet paqeruajtëse.

Krahas kësaj, trupat kineze kanë marrë pjesë aktivisht edhe në shpëtimin pas katastrofave dhe ndihmën humanitare në vende të tjera. Qoftë pas një tërmeti apo cunami, qoftë gjatë epidemive, ushtarakët kinezë gjenden në vendin më të rrezikshëm dhe ku ka më shumë nevojë.
Në Gjirin e Adenit dhe në hapësirën detare të Somalisë, anijet e Forcave Detare Kineze kanë mbrojtur edhe anijet civile e tregtare. Deri më 7 korrik i këtij viti, Forcat Detare Kineze kanë dërguar gjithsej 44 formacione anijesh, që kanë ofruar shërbimet e mbrojtjes për mbi 100 anije kineze dhe të huaja.