Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një sukses historik duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu ndërkombëtar për moshat. UEFA ka besuar në FSHF dhe Shqipërinë për të organizuar Kampionatin Europian 2025 për grupmoshën U-17.
UEFA ka votuar pro kandidaturës shqiptare për të organizuar finalet e turneut kontinental në Shqipëri pas dy vitesh. Investimet në infrastrukturë dhe eksperienca e pasur e FSHF-së kanë bindur UEFA-n për këtë vendim historik.
Në majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një moment historik për Shqipërinë. Tani është koha për një event tjetër të rëndësishëm, me Kombëtaret më të forta të Europës që do të garojnë për titullin e kampionit.