25/06/2024

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore të vendit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 31 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 29 gradë.

Deri të shtunën, siç bëri të ditur DPHM, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare kryesisht jugore. Të dielën do të ketë ndryshim të madh kur nën ndikimin e valës së lagështisë pritet në disa vende moti të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor