19/05/2025

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë.