24/05/2024

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, njofton Shërbimi Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë (DPHM).

Vranësirat do të shtohen rreth mesditës, ndërsa vende-vende do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 22 deri në 33 gradë Celsius.

Sot në Shkup dhe rrethinë pritet mot me diell dhe i ngrohtë me maksimum 31 gradë.

DPHM parashikon vranësira mesatare, ndërsa në pjesë të luginës kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër.

Për nesër parashikohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje shiu dhe bubullima.