24/05/2024

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.

Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa nga fundi i ditës vranësira do të rritet. Gjatë natës në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshëm afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë. Gjatë gjithë javës do të mbajë mot i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të izoluara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.