03/10/2024

Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa jugore e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri me 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 35 gradë celsius.

Ditën e diel në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të shiut dhe erë të fortë.