-1.2 C
Skopje

Moti sot me diell dhe erë të lehtë

Moti në mëngjes i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe dhe pak më ngrohtë me erë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri 23 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 22 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë kryesisht me diell dhe në mëngjes më ftohtë, ndërsa gjatë ditës me temperatura më të larta. Të shtunën vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme të dielën dhe të hënën kur do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë rëne të konsiderueshme të temperaturave.