7.8 C
Skopje

Moti sot me diell dhe me erë të lehtë

Moti do të jetë më i ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe më ngrohtë me erë të lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -5 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe më ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe me diell me rritje të temperaturave ditore.