24.8 C
Skopje

Mourinho ka folur me Dybalan, por ai ende është në pritje të ofertave nga dy klubet e tjera

schedule21:16 – 16 Korrik, 2022

Roma vazhdon të përpiqet të bindë Paulo Dybalan për të nënshkruar një kontratë.

Për momentin, është Roma ajo që po bën përpjekjet më serioze për të nënshkruar me ish-yllin e Juventusit. Dybala ka një ofertë edhe nga Napoli, por kushtet që ofron Roma janë më tërheqëse financiarisht.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, pati një telefonatë me argjentinasin sot për t’u përpjekur ta bindte atë të bënte një transferim, sipas La Stampa, por 28-vjeçari është ende në pritje të një oferte të përmirësuar nga Napoli dhe rinovimit të bisedimeve me Interin. Klubet, ndryshe nga Roma, do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al/