04/10/2024

Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) gjatë ditës së djeshme (25.01.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 96 të kryera nga këmbësorë, 11 të tjera për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër gjoba për kalim në semafor të kuq, 15 për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.