“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare.
Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare.
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë./tvklan.mk