16.8 C
Skopje

Osmani personalisht e dorëzoi në Berlin pasaportën e parë të lëshuar në Ambasadë

Në kuadër të vizitës së punës në Berlin, Ministri I punëve të jashtme Bujar Osmanidha një lajm të mirë për të gjithështetasit e Maqedonisë së Veriut, ku vet Ministri deklaroi se është  mundësi e mirë për të dorëzuar personalisht pasaportën e parë në ambasadën tonë, të përpunuar në bazë të të dhënave të marra me sistemin e ri modern të instaluar në më shumë Ambasada nga rrjeti diplomatik i Maqdonisë së Veriut.

Nuk do të ketë më vonesa, shpenzime dhe shqetësime të panevojshme. Tani e tutje, edhe informacionet për dokumentet e udhëtimit do të merren drejtpërsëdrejti nëpër Ambasadat tona, nga ku në afat të arsyeshëm do të tërhiqen edhe pasaportat e gatshme.

Qëllimi ynë është të jemi në shërbim të diasporës, të mundësojmë përgjigje efikase dhe ekonomike për nevojat e tyre.

Diasporë e kënaqur do të thotë edhe lidhje më e madhe e qytetarëve tanë me vendin, por edhe nxitje për kthimin e tyre në atdhe, Shkroi Osmani në rrjetin social në Facebook.