4.8 C
Skopje

Mrekullia vjen nga Anglia, lojtari i Bournemouth shërohet nga kanceri

schedule23:13 – 3 Maj, 2022

Uellsiani David Brooks është shëruar nga kanceri.

Mesfushori 24-vjeçar luan në kategorinë e dytë angleze me Bournemouth. Në tetor ai njoftoi se ishte Diagnostikuar me limfomën Hodgkin të gradës së dytë. Brooks njoftoi sot në Twitter se u takua me specialistin e tij javën e kaluar për të shqyrtuar përfundimet e testit.

“Kam kënaqësinë të raportoj se kam përfunduar trajtimin dhe mund të them se më njoftuan se tani jam liruar nga kanceri”, ka shkruar mesfushori uellsian.

Brooks kal luajtur këtë sezon për Bournemouth përpara se të ndalej nga sëmundja e rrezikshme./h.ll/abcnews.al