15.8 C
Skopje

Mungon Emilia Rexhepi, dështon të shqyrtohet në Komision Projektligji për Aktet Juridike

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk ka arritur ta shqyrtojë në parim, Projektligjin për Aktet Juridike, pasi mungoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redxhepi, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka qenë e ftuar
ta prezantojë këtë Projektligj, por që siç u tha për arsye personale, ajo nuk
ka mundur të jetë prezentë.

Mungesën e saj e kritikoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Në këtë mbledhje, drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Mentor Borovci, e ka paraqitur edhe arsyetuar Projektligjin nr.08/L-107 për Aktet Juridike.

Ai ka thënë se me këtë projektligj synohet të bëhet unifikimi i akteve juridike, korigjimi, si dhe rregullimi hierarkik i tyre.

Borvci ka shtuar se për këtë projektligj në vitin 2019 ka dhënë mendim edhe Komisioni i Venedikut, duke e vlerësuar si mundësi për t’i vënë në jetë parimet e sundimit të ligjit.

Ndër të tjera, Borovci ka theksuar se me Projektligjin nr.08/L-107 për Aktet Juridike bëhet edhe mbrojta më efikase e të drejtave të njeriut.

Pas diskutimeve, anëtarët e këtij komisioni e kanë miratuar këtë projektligj, duke rekomanduar që të votohet në parim në një nga seancat plenare.

Në vazhdim, komisioni ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Draft-Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe për Projektligjin nr.08/L-028 për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Po ashtu, komisioni ka miratuar në parim edhe Projektligjin nr. 08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore.

Ndërkaq, shqyrtimi i raportit të mbikëqyrjes së Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe shqyrtimi i raportit të mbikëqyrjes së Ligjit. nr. 05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave, të cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, është shtyer për mbledhjen e radhës.