09/12/2024

Elon Musk gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin britanik Rishi Sunak ka thënë se do të vijë një ditë kur njerëzit nuk do të kenë nevojë për një punë pasi Inteligjenca Artificiale do të bëjë gjithçka.

Biseda e tyre lidhur me Inteligjencën Artificiale erdhi pas mbylljes së Samitit dy ditor të Sigurisë në Britani të Madhe.

“Do të vijë një pikë, kur nuk do të ketë nevojë për punë. Mund të keni një punë nëse doni të keni një punë, vetëm për kënaqësi”, i tha Musk kryeministrit britanik.

“Inteligjenca Artificiale do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka”. Nuk e di nëse kjo i bën njerëzit të rehatshëm ose të pa rehatshëm”, shtoi ai mes tjerash.

Diskutimet lidhur me rrezikun që mund të përbëjë AI për zëvendësimin e fuqisë punëtore në disa profesione të caktuara kanë qenë të dukshme tash e disa muaj.