03/10/2024

Vetëm dy muaj mbeten deri sa vendi të përfundojë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Kuvendi po bën përpjekje për të siguruar numrat e nevojshëm për miratimin e aktit më të lartë juridik. Pezullimi i votimit pa kornizë kohore nuk favorizon procesin, sipas analistit politik Albert Musliu. Megjithatë, ai është optimist se koha ende na premton në këtë sfidë.
Analisti politik, Albert Musliu, tha se qeveria po eksploron opsione të tjera për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për të filluar procedurën e ndryshimeve kushtetuese. Në Maqedoni, afati për ndryshimet kushtetuese nuk është i prerë, kështu që parlamenti mund t’i bëjë ato në çdo periudhë të këtij viti. Është e rëndësishme që Maqedonia të vazhdojë me konferencën e dytë ndërqeveritare dhe hapjen e kapitujve, kështu që parlamenti duhet të vazhdojë punën e tij pa e ndërprerë për një çështje të veçantë.


“Jemi dëshmitarë në periudhën e fundit se, sa mund ta kuptoj unë, qeveria shkon në opsione tjera, variante tjera, për ta siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve… Qeverisë i duhen 7 apo 8 deputetë që ta fillojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese. Ky afat nuk është strikt, ashtu që cilëndo periudhë të këtij viti parlamenti mund t’i bëjë ndryshimet kushtetuese. Maqedonia nuk do ta humb hapin e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin e hapjes së kapitujve… Parlamenti gjithsesi se duhet të punojë. Nuk mund t’i vëndojë në pauzë edhe të lidhet për një çështj”, tha Musliu për TVM2.


Edhe pse ka përpjekje nga aktorët politikë brenda dhe jashtë vendit për të bindur opozitën maqedonase të bashkohet në rrugën drejt BE-së, VMRO-DPMNE-ja nuk ndryshon pozicionin e saj për të mos nënshkruar kushtet që hapin rrugën për perspektivën evropiane të vendit. Ata thonë se janë të bashkuar si parti në këtë qëndrim dhe nuk do të dorëzohen nën diktatin e Bullgarisë.