8.8 C
Skopje

Mustafa: Deklarata e Taravarit për Ali Ahmetin, strategji e gabuar dhe tej çdo pragu të etikës politike

Arben Taravari deklaroi se Ali Ameti ka probleme shëndetësore! Nuk është hera e parë që ai merret me privatësinë e tjetrit. Për më tepër se privatësi, duke qenë neuropsikiatër aludimi i tij se tjetri, kushdo që të jetë ai, se është i sëmurë psikikisht, është tejet e ulët dhe shkel çdo parim bazik të etikës njerëzore dhe profesionale.

Shkruan Latif Mustafa (postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook)

Një përceptim i tillë, si projeksion për manipulim publik dhe poshtërsim të tjetrit, në këtë rast të liderit të BDI-së, është strategji e gabuar dhe tej çdo pragu të etikës politike. Unë, kurrë nuk kam parë, që Ali Ahmeti të merret me privatësinë e tjetrit. Mbase kjo e bën atë madhështor.

Kurse Taravari është marrë edhe me Nevzat Bejtën dhe sikur ka një tendencë që oponentët t’i shoh si pacientë klinik. Kujdes se zgjedhjet vijnë e shkojnë. E kemi kuptuar se Taravari po e sakrifikon opozitën në altarin e Gostivarit dhe kjo është krejt në rregull. Por jo edhe njerëzoren, këtë nuk duhet lejuar për asnjë çmim politik!

Njerëz! Mos marrja me privatësinë e tjetrit, në një botë si kjo, akoma më shumë në një terren politik ballkanik është vërtetë e lartë. Në këtë pikë, Ali Ahmeti është madhështor. Në rregull, këtë pikë hiqeni.

Por ama të heshtim kur një lider potencial i opozitës të bëjë kategorizime të tilla për shëndetin e të tjerëve, nuk na falet. Më vjen keq që si shoqëri krijojmë shpresa mbi liderët politik, kurse ata veç zhgënjim na sjellin.

Taravari zhgënjeu prapë. Të paktën të shprehet e të thotë, për çfarë shëndeti e kishte fjalën dhe të kërkoj ndjesë. Kjo do e bëj atë madhështor. Më vjen keq që zhgënjeheni përsëri dhe jemi stërlodhur nga zhgënjimet.

Por, si shoqëri me njëfarë vetëdije, nëse e kemi, nuk guxojmë të heshtim ndaj këso lloj diskursesh!