09/12/2024

Për një kohë të gjatë është besuar se ne lindim me një nivel të caktuar inteligjence të cilën nuk mund ta ndryshojmë dot. Shkencëtarët kanë provuar të kundërtën. Ne mund ta rrisim nivelin tonë të inteligjencës nëpërmjet mësimit të aftësive të reja. Duke mësuar sjellje të reja, truri punon më shpejt dhe më mirë.

Ja disa nga sjelljet që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar:

1. Luani një instrument muzikor

Të luani në një vegël muzikore ju ndihmon  me aftësinë tuaj krijuese, analitike, linguistike, matematikore dhe shumë të tjera. Luajtja në një instrument muzikor ndihmon në zhvillimin e ”Corpus Callosum” që lidh dy hemisferat e trurit duke krijuar lidhje të reja. Kjo ndihmon në memorie, aftësitë vendimmarrëse, zgjidhjen e problemeve dhe në mirëfunksionimin e trurit.

2. Lexoni

Të mirat e leximit ngjasojnë me ato të luajtjes me një vegël muzikore. Leximi i një libri të mirë ul nivelin e stresit dhe rrit ndjenjën e të qenit mirë me veten tuaj. Leximi ndihmon në zgjidhjen e problemeve, kuptimin e proceseve dhe bashkëpunimin me njerëzit e tjerë. Kjo përkthehet në aftësi më të mira drejtimi në punën tuaj.

3. Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë trurin tuaj në prodhimin  e një proteine të quajtur BDNF. Kjo proteinë ndihmon memorien, përqendrimin dhe procesin e të mësuarit. Disa shkencëtarë mendojnë se të qëndruarit ulur sjell efekte të kundërta.

4. Mësoni një gjuhë të re

Mësimi i një gjuhe të re ndihmon në përmirësimin e memories. Studimet kanë treguar se mësimi i një gjuhe të re ndihmon trurin tuaj të punojë më mirë. Këtu përfshihen proceset e vendimmarrjes dhe të zgjidhjes së problemeve. Mësimi i një gjuhe të re ndoshta mund të jetë çelësi i duhur që do ta çojë nivelin tuaj të inteligjencës në nivel tjetër.

5. Meditoni

Në vitin 1992, Dalai Lama ftoi shkencëtarin Richard Davidson të studionte valët e trurit të tij gjatë meditimit. Pyetja ishte a mund të gjenerojmë valë të ndryshme truri sipas vullnetit tonë. Kur Dalai Lama dhe murgjit e tij u futën në një meditim paqeje, valët e trurit të tyre ndryshuan dhe treguan një tru  që funksiononte në harmoni të plotë. Meditimi ka tërhequr shumë njerëz kohët e fundit për shkak se ky studim na tregon që mund të marrim kontroll të plotë mbi trurin tonë. Imagjinoni të jeni më besimplotë para një negocimi apo të rrisni mirëqenien tuaj përmes këtij procesi. Sipërmarrësit po i afrohen dhe duan të dinë më shumë për meditimin, pasi e shikojnë si një mjet që mund të zhvillojë kapacitet e tyre.