10.8 C
Skopje

Myftinia e shkupit në bashkëpunim me komunën e Çairit për teatrin e fëmijëve

Myftinia e Shkupit garanton: Teatri i Fëmijëve vazhdon punën aty ku është
Ditën e sotme Komuna e Çairit ishte në vizitë në Myftininë e Shkupit dhe me këtë rast u takuan me myftiun Qenan Efendi Ismailin, i cili na dha garancinë e fuqishme se pa marrë parasysh që pronat i janë kthyer Myftinisë përmes procesit të Denacionalizimit, Teatri i Fëmijëve do të vazhdojë me punë aty ku është dhe do të vazhdojë t’i realizojë të gjitha veprimtaritë e veta pa asnjë pengesë. Myftia informoi se Myftinia as që e ka paraparë ndonjë ndryshim në funksionimin e këtij objekti.
Myftinia e Shkupit po bën çmos me Komunën e Çairt për ndihmesën për të vazhduar të funksionojë kjo veprimtari kulturore.
Myftinia ka siguruar se do të ndihmojë çdoherë ashtu siç na ka ndihmuar deri më tani në fushën e arsimit, sportit, por gjithashtu edhe në kulturë.
Ndërsa myftiu falënderoi Visar Ganiun për vizitën që i bënë, e me këtë edhe sqaruan gjithçka sa i përket funksionimit të Teatrit për fëmijë.