0.8 C
Skopje

Napoli turpëron Liverpoolin në Champions, triumfojnë Atletico e Tottenham

schedule22:58 – 7 Shtator, 2022

Napoli, Tottenham e Atletico Madrid triumfuan në Champions League, me italianët që morën skenën pasi mposhtën me rezultatin 4-1 Liverpoolin, finalist i sezonit të shkuar.

Napoli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duek shënuar që në minutën e pestë me Zielinski me penallti. Osimhen po me 11-metërsh kishte mundësinë të realizonte, por nuk ia doli.

Gjithsesi skenën e mori Anguissa, i cili ndëshkoi anglezët për të dytën herë. Napoli nuk u ndal dhe e mbylli pjesën e parë me një tjetër gol, me autor Simeonen.

3-0 dhe pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë, fillimisht me Zielinskin që realizoi golin e katërt për Napolin dhe më pas Luis Diaz shënoi golin e nderit për Liverpool.

Tottenham e nisi me këmbën e mbarë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 francezët e Marseille. Londinezët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe në pjesën e dytë shënuan dy herë me Richarlison.

Fitore edhe për Club Brugge, që falë golit të Sylla likuidoi me rezultatin 1-0 Bayer Leverkusen. Dramë në Madrid, ku Griezmann bëri heroin dhe i dha fitoren Atletico Madrid kundër Porto me rezultatin 2-1.

Napoli-Liverpool 4-1
Zielinski (pen.) 5′, 47′, Anguissa 31′, Simeone 44′ / Diaz 49′
Tottenham-Marseille 2-0
Richarlison 76′, 81′
Atletico Madrid-Porto 2-1 
Hermoso 90+2′, Griezmann 90+11’/ Uribe 90+5′ (pen.)
Club Brugge-Leverkusen 1-0
Sylla 42′