01/12/2024

Demant në lidhje me lajmet e pa vërteta dhe të plasuara në disa media për NB COMPANY.

NB Company është një kompani e themeluar para 20 viteve, është një biznes familjar që ka mbi supe me qindra të punësuar me vite të tëra.

NB Company që nga themelimi i saj në fushën e ndërtimit ka treguar një sukses të jashtzakonshëm, sa i përket cilësisë dhe punës me përkushtimin më të madh gjatë gjithë veprimtarisë së saj.

Që nga fillimi i kompanisë, NB Company është marrë kryekëput me ndërtim, ku me pas ka zgjeruar biznesin e saj edhe në fusha tjera si në hotelieri, gastronomi dhe së fundmi edhe në biznesin e pompave të benzinës.

Në lidhje me lajmet e rrjeshme të plasuara në disa media, NB Company hedh poshtë lajmet e tilla si të pavërteta, keqdashëse dhe sugjeron të gjitha mediat që drejtohen kompanisë sonë pasi NB Company është e hapur për trasnparencë në lidhje me çdo informacion që është në interes të opinionit. Në të kundërtën NB Company vlerëson se lajmet e tilla janë vetëm për të dëmtuar imazhin e kompanisë 20 vjeçare e jo të interest publik.

Çdo punë e fituar nga NB Company nga institucinet shtetërore kanë qenë publike për çdo institucion, për çdo media dhe për çdo qytetarë. Dëshirojmë të informojmë edhe mediat edhe opinionin se marrja e çdo pune ka qenë në formën më transparente duke respektuar të gjitha normat ligjore të çdo institucioni.

Andaj apelojmë te të gjitha mediat e vendit që para se të publikojnë lajmet e pa vërteta në lidhje me kompaninë tonë, do të ishte edhe etike edhe profesionale që të drejtohen në kompaninë tonë për çdo informacion që është në interes publik, jemi të gatshëm të ofrojmë dhe bashkëpunojmë në të mirë të të gjithëve vetëm e vetëm që mos të dëmtohen edhe mediat profesionale me lajme të pavërteta dhe të rrejshme edhe kompanitë shqiptare të ruajnë imazhin e tyre në këto kohë krizash.

Me respekt

Stafi i NB COMPANY