14/04/2024

Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi.

Në njoftimin mortor të teatrit thuhet se kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm.

“Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe shumë më gjerë, duke e trasuar rrugën e tij drejt afirmimit në nivel rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin mortor.(INA)