9.8 C
Skopje

Ndërron jetë Mubekir Palloshi, drejtor i N.P. “Hekurudhat-Transport”

Ka ndërruar jetë Mubekir Palloshi, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat-Trasnport”.

Lajmin e lanë bërë të ditur nga partia Alternativa, ku Palloshi ishte Mubekir Palloshi Sekretar i Departamenteve.

“E njoftojmë anëtarësinë dhe opinionin më të gjerë se sot, në orët e hershme të mëngjesit, Mubekir Palloshi – Sekretar i Departamenteve të Alternativës dhe drejtor i ndërmarrjes publike “Hekurudhat – Transport”, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, duke na krijuar dhimbje të madhe të gjithëve”, shkruajnë nga Alternativa.

Palloshi ishte i lindur në vitin 1980 në Shkup, ku edhe diplomoi në Fakultetin e Ekonomisë, në drejtimin marketing dhe menaxhment.