Në një zonë pranë Shtëpisë së Pleqve në Çair, një objekt i ri po ndërtohet pa leje nga një investitor i panjohur. Komuna e Çairit ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në atë vend dhe se ka ndërprerë punimet. Megjithatë, një ekip i TV21 ka konstatuar se punëtorët vazhdojnë të punojnë në kantier dhe se tashmë është vendosur platforma e parë e ndërtesës.
Banorët e Shtëpisë së Pleqve janë të shqetësuar për këtë ndërtim, pasi thonë se do t’ua pengojë pamjen dhe ajrimin.
“Komuna e Çairit ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në atë zonë dhe nuk ka pranuar asnjë kërkesë për leje ndërtimi deri më tani.”- bënë të ditur nga Komuna e Çairit.
Ata kërkojnë nga autoritetet të ndalojnë këtë ndërtim të paligjshëm dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Ky objekt ka filluar të ndërtohet para një muaji dhe ende nuk dihet se çfarë funksioni do të ketë.