-1.2 C
Skopje

Ndeshje me Alexander Usyk? Tyson Fury tregon të vërtetën

schedule20:38 – 28 Prill, 2022

Tyson Fury fundjavën e kaluar mposhti me Dillian Whyte në përballjen që u zhvillua në “Wembley”.

Menjëherë pas kësaj ndeshje mediat dhe tifozët aluduan se Tyson Furi mund të zhvillonte të tjera ndeshje.

Kandidati më i mundshëm do të ishte Alexandër Usyk pasi ukrainasi është në zotërim të titujve botërorë të peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF pas fitores së tij ndaj Anthony Joshua vitin e kaluar.

Në një intervistë për “Talk Sport” boksieri i njohur është shprehur se ai tashmë është në pension dhe se e ka mbyllur këtu karrierën e tij.

“Kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse jam në pension. Unë kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm, kam fituar çdo rrip të vetëm për të fituar. Nuk kam asgjë më shumë për të bërë, jam jashtë, plotësisht në pension. U krye” ka deklaruar Fury.

Nëse Fury do të përballej me Usyk, ai do të kishte mundësinë të bëhej kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të epokës me katër rripa, pasi Gypsy King mban kurorën e WBC. Por në këtë fazë nuk duket se një përleshje mes dyshes është e mundshme.