4.8 C
Skopje

Në “Kukës Arena” hapet java e 32-të, Kukësi-Partizani përplasin “brirët” për vendin e 3-të

schedule09:36 – 3 Maj, 2022

Sipari i javës së 32-të të Abissnet Superiore do të hapet në “Kukës Arena” ku verilindorët e Diego Longos do të presë Partizanin e Dritan Mehmetit.

Një “luftë” e vërtetë mes dy ekipeve që aktualisht ndodhen me pikë të barabarta në klasifikim, teksa ky duel do të tregojë shumë për objektivat e skuadrës.

Për këtë takim, trajneri i verilindorëve gëzon, pasi ka gati 3 lojtarët titullarë që munguan ndaj Teutës. Feijao, Lulaj dhe Sh. Taipi kanë lënë pas pezullimin për shkak të kartonave, duke qenë gati për stafin teknik. Kujtojmë se Tafas dhe Shkurtaj nuk janë ende gati, ndërsa Puntus ka mbyllur sezonin.

Edhe në kampion e kuq, trajneri Dritan Mehmeti po ashtu ka rikthime të rëndësishme në skuadër, pasi tekniku i demave do ketë gati Muratajn dhe Malën. Murataj rikthehet pas pezullimit me kartona, teksa Mala pas një problem familjar.

Kukësi këtë ndeshje pret edhe mbështetjen e tifozëve të vet. Kundër Laçit stadiumi ishte plot, por ajo ishte ndeshja ku u inaugurua stadiumi dhe hyrja është falas.

/f.a/abcnews.al