Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për çështje evropiane.
Raportet vjetore për punë të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit për vitin 2021 dhe të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës penale për vitin 2021, janë në rendin e ditës së seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Deputetët, anëtarë të Komisionit do të debatojnë edhe për Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pika e vetme në rendin e ditës së seancës të Komisionit për çështje evropiane është Propozimi i ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje