4.8 C
Skopje

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina.

“Në suaza të aktiviteteve mbarëkombëtare për shënimin e 100 vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë, sot bashkë me drejtorin e ITSHKSH-së z. Skender Asani, Drejtorin e Arkivave të Përgjithshme të Shqipërisë z. Ardit Bido dhe përfaqësuesin e familjes së nderuar Prishtina z. Mehmet Prishtina hapëm ekspozitën kushtuar veprimtarisë së çmuar të ideologut, Hasan Prishtina.”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.