7.8 C
Skopje

Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja shqiptare ndan fotot me barkun e rrumbullakosur


schedule13:06 – 4 Maj, 2022

Pak muaj pasi i dha fund beqarisë, Edita Sopjani zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. Ndonëse këngëtarja preferoi të mos fliste publikisht, burime pranë saj konfirmuan se ajo dhe bashkëshorti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Tani që ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, këngëtarja ka ndarë dhe disa imazhe të ëmbla. Ajo po e kalon këtë periudhë të ëmbël në Gjermani pranë bashkëshortit të saj, ku u zhvendos vitin që kaloi për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo ka ndarë imazhet për ndjekësit në një ditë të veçantë për të pasi partneri feston ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen Babi, të duam shumë!”, ka shkruar ajo.

/abcnews.al