9.8 C
Skopje

Në Shkup 153 shoferë të sanksionuar, 33 për drejtim të automjetit nën efektin e alkooli

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara aksionare në fushën e komunikacionit shqiptuar gjithsej 153 masa, ndër të cilat 23 sanksione për drejtim me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Për vozitje nën efektin e alkoolit, informuan sot nga MPB-ja, janë shqiptuar 33 masa, ndërsa 19 sanksione janë vozitje pa patentë shofer.

Janë shqiptuar 14 masa për përdorimin e celularit, 13 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për shofer fillestar, pesë për mjete të paregjistruara.

Aksionet e intensifikuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.