9.8 C
Skopje

Në Shkup sanksionohen 120 shoferë, 37 për tejkalim të shpejtësisë




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 sanksione, prej të cilave trridhjetë e shtatë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe tri masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri masa për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.