13/04/2024

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri është pritur sot në vizitë nga ministrja e arsimit dhe sportit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, me ç’rast kanë vizituar dhe objektin e shkollës “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Elbasanit.

Manastirliu shkruan në faqen e saj në Facebook se së bashku me ministrin Shaqiri angazhohen që të çojnë përpara projektet e përbashkëta mbi përdorimin e gjuhës shqipe.

Statusi i plotë:

Takim i veçantë me kolegun Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë së Veriut, në Shkollën “Luigj Gurakuqi”, Ish-Normalja në Elbasan, një institucion me një rëndësi historike në zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe.
Së bashku u angazhuam të çojmë përpara projektet e përbashkëta mbi përdorimin e gjuhës shqipe standarde si dhe punën e nisur në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës.
Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në prag të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vlerësuam së bashku mësuesit me kontribute në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe ndër breza.