Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, Driton Nebiu deklaroi sot ekskluzivisht për Indeks se në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët i cili po mbahet në qytetin e Shkupit janë të ftuar të gjithë kuvendarët, e poashtu dhe kryatari i partisë, Arben Taravari.
Nebiu shtoi se të gjitha vendimet kyçe për politikat brenda partiake do të merren në kuvend.
“Siç e keni ndjekur edhe nëpër media, pra është ftesë publike nga kryetari i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela i cili ka ftuar të gjithë kuvendarët e partisë. Sot është kuvendi i dyte më radhë dhe në këtë kuvend do të merren të gjitha vendimet brenda partisë, ndaj gjithë atë që e ndiejnë vetën kuvendarë të ASH-së, vendin e kanë këtu, dyert janë të hapura për të gjithë”, deklaroi Nebiu. /indeks.mk