3.8 C
Skopje

“Nëse do ishte në dorën time do vija nesër”, reagon Romagnoli: E shpikur nga hiçi

schedule22:30 – 26 Prill, 2022

Lojtari i Milan, Alessio Romagnoli pritet të largohet nga kuqezinjtë gjatë merkatës së verës. Shumë zëra e kanë lidhur lojtarin me një kalim të tij te Lazio, por akoma nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Romangnolit.

Por kur jemi në “vallen” e thashethemeve, një mesazh i postuar në rrjetet sociale ka bërë lëmsh të gjithë, teksa ka detyruar edhe lojtarin e Milan të reagojë për këtë për të sqaruar gjithë rrëmujën e krijuar.

Pas ndeshjes që Milan zhvilloi me Lazion në Seria A, takim që u mbyll në favorin 2-1 të kuqezinjve të Stefano Piolit, mesazhi që qarkulloi në internet ishte pikërisht ky: “Po të ishte në dorën time, do të vija edhe unë nesër”, e raportuar nga ” Il Messaggero ” që Romagnoli iu kishte drejtuar disa tifozëve të Lazios.

Fjalë që mbrojtësi i Milanit i mohoi  përmes profilit të tij në Instagram: “Më atribuohet kjo fjali për Lazion.  Nuk e kuptoj si mundet një gazetë të shpikë një fjali të tillë nga hiçi dhe pa respekt”.

/f.a/abcnews.al