Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot gjatë një video lidhjeje LIVE në profilin e tij në facebook për të gjithë ndjekësit e tij dhe me këtë edhe për të gjithë opinionin shpalosi një fragment të një shkrimi të autorit amerikan Timothy Garton publikuar në vitin 2001 në gazetën prestigjioze New York Times.
Timothy Garton aso kohe (para 23 viteve) kishte shkruar: “Mos u çuditni që në vitin 2025 Ali Ahmeti do të jetë PRESIDENT i Republikës së Maqedonisë.”
Sipas Grubit atë që se kishte vërejtur aso kohe Garton dhe ndërkombëtarët e tha dje kryeministri shqiptar Edi Rama: “Fëmijët bëhen politikan për ta parë veten, për ta rritur veten, kurse burrat si Ali Ahmeti rrisin të tjerët.” https://www.facebook.com/share/v/xpQFk8FcTiKzExJJ/?mibextid=CmRSLE&startTimeMs=2000