Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri, në organizimin e sekretariatit për mundësi të barabarta në Çair, ka theksuar se BDI-ja ka realizuar shumë të drejta për shqiptarët gjatë këtyre dy dekadave.
Ai gjithashtu vlerëson ndihmën e grave, nënave dhe motrave tona në këtë rrugë. Neziri beson se ky sekretariat mund të jetë një akademi politike për partitë politike të tjera.
“Ajo që shoh këtu është se forumi i gruas, lirisht mund të konstatoj se është një akademi politike që është shembull për të gjithë se si dinë motrat, nënat dhe grat tona të organizojnë në këtë mënyrë. BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve, Ali Ahmeti në krye të BDI-së ka bërë që shqiptarët e Shkupit të jenë krenarë dhe zot të vendit të tyre. Andaj, e falënderoj në emër tim dhe të degës së Çairit. BDI-ja në krye me Ahmetin dhe me z. Grubi në ekzekutiv në këtë mandat hap kapitull të ri që ndryshon jetën ekonomike të shqiptarëve. Z. Grubi me bashkëpunëtorët e tij, vendosin për hisen e shqiptarëve që përmirësojnë jetën e shqiptarëve me korridorin 8 dhe shumë projekte tjera”, tha mes tjerash Neziri.