Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot mbi 40 projekte me karakter publik nga sfera të ndryshme shoqërore, përpiluar nga sekretariatet përkatëse të Degës.
Kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri në fjalimin e tij para të pranishmëve falemnderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë, duke mos harruar ideatorët dhe përkrahësit nga BDI.
Neziri tha se tashmë është e lehtë të hartohen dhe realizohen ide, sepse 20 vite pas themelimit të BDI-së ka kuadro profesionale që shërbejnë me dinjitet në çdo institucion të vendit.
“Falemnderoj çdo kryetar të secilit Këshill Vendor, çdo anëtar dhe kontribues në këtë aktivitet në këtë agjendë të mbushur me projekte. Falenderoj çdo kontribues që dha ide dhe mund në përpilimin e më tepër se 40 projekteve. Falemnderoj sekretarin Faton Ahmeti për organizimin e këtij aktiviteti, deputetë, anëtarë e patjetër dhe atë që unë mund ta quaj si kryeministrin shqiptar, Artan Grubin. Përshëndes komandantin tonë, liderin, Ali Ahmeti, duke mos harruar as vetarënet e luftës dhë familjarët e dëshmorëve. Përderisa të tjerët shajnë, fyejnë dhe kritikojnë, në nuk veprojmë ashtu, por ne punojmë dhe sjellim projekte në të mirë të qytetarëve. Në fillim te vitit 2002 mbase këto projekte ishin vetëm ide, mirëpo sot pas 20 viteve kemi kuadro profesionale, jurist, politikanë, mjekë, e profesorë që na nderojnë kudo dhe kjo erdhi falë politikave vizionare të Ali Ahmetit”, u shpreh Neziri.