14/01/2025

Në kuadër të manifestimit kulturor “Ditët e Alfabetit”, që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësojë kontributet e personaliteteve të shquara të shkencës dhe artit në fushën e gjuhësisë, historisë dhe kulturës shqiptare, sot u mbajt një homazh për Edi Shukriun, një figurë e rëndësishme e arkeologjisë, letërsisë dhe shtetndërtimit, e cila ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin, studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe rajonit.

Ky edicion i pestë i “Ditët e Alfabetit” u zhvillua sot në sallën e Ohrit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Shkup, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga bota akademike, politike dhe kulturore.

Në këtë manifestim foli edhe Drejtoresha e Institut të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli e cila shprehu respekt dhe mirënjohje për veprën e Edi Shukriut, si dhe mënyrën e promovimit dhe vlerësimit për trashëgiminë kulturore shqiptare në Maqedoni të Veriut.

“Qëllimi kryesorë i këtij manifestimi është prezantimi i vlervae nga fusha e kulturës dhe shkencës shqipatre në Maqedoninë e Veriut. Sot ne kujtojmë veprën akademike dhe jetën e Edi Shukriut e cila la pas vetes një një bibliografi të pasur me botime monografike nga fusha e arkiologjisë dhe historisë së lashtë, si dhe në fushën e letërisë ku boti poezi, prozë dhe dramë. Edi Shukriu ishte arkiologia e parë shqiptare në Kosovë, veprimtarinë e përqëndroi në studimet arkiologjike dhe në trashigiminë kulturore shqiptare. Ajo ishte njëra prej themelueseve të muzeut arkeologjik në prizren po ashtu themeloi edhe degën e antropologjisë në Fakultetin Filozofik. Ajo gjithashtu kontribou në fushën politike pra në shtetndërtimin e Kosovës dhe jetësimin e pavarsisë së saj, dhe në jetësimin e barazisë gjinore me pjesmarrjen e gruas në sferat vendimmarrëse”, deklaroi Shala-Peli.