09/12/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi mori pjesë në manifestimit tradicional “Drita e Gonxhes” më rastin e ditëlindjes së humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza.

Në një fjalim rasti, Grubi kujtoi të gjithë rrugëtimin drejt institucionalizimit të emrit të Nënë Terezës, si mision tashmë i kryer me sukses drejt promovimit të vlerave humane që ka dhënë Gonxhe Bojaxhiu gjatë jetës së saj.

“Jo më shumë se 1 dekadë më heret, ky vend ishte i rrethuar me një gardh, si tendencë për të përvetësuar vlerat universale që ka pasur Nënë Tereza, Nisi, u ndertua një godinë që promovon vlerat dhe veprat e Nënë Terezës. Po e shohim edhe sot që lufta ndaj së keqes, ndaj vlerave jonjerëzore, jodemokratike po ndodh edhe sot, mirëpo e keqja nuk ka përkrahje ndaj nuk do të triumfoj. I lumtur që sot shënojmë ditëlindjen e Gonxhes, kujtojmë gjurmët që na Nënë Tereza, pasi sot Shkupi mban me krenari emrin e saj në Universitet, në Qendër Klinike por edhe në autostradë. E kemi amanet që të ua përcjellin edhe gjeneratave të tjera madheshtinë e emrit të Nënës Terezë. Nga sot fillojmë aktivitetet përkujtimore për të vijuar më pas dhe me Prishtinën dhe Tiranën. Revista “Drita e Gonxhes” është një thesar për të gjithë, ndaj uroj që çdo përvjetor i Gonxhes të na gjej kështu të bashkuar”, deklaroi Grubi.