19/07/2024

Nëntë persona, mes tyre 2 fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e “substancës korrozive” të hedhur në jug të Londrës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Policia Metropolitane, thuhet se nga sulmi i kryer në Clapham në jug të Londrës me “substancë korrozive”, identiteti i autorit ende nuk është përcaktuar, ndërkohë mbetën të plagosur 9 persona, mes tyre 2 fëmijë.

Në deklaratë thuhet se janë shtruar në spital 4 të rritur, 1 grua, 2 fëmijë dhe 3 punonjës policie. Mësohet se efektivët e policisë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Shefi detektiv, Alexander Castle, në deklaratën e tij theksoi se policia përdori të gjitha burimet për të kapur sulmuesin dhe tha: “Puna jonë vazhdon për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi këtë incident të tmerrshëm”.

Castle deklaroi se ata besojnë se një “substancë korrozive” është përdorur në incident, por testet për të zbuluar substancën po vazhdojnë.

Në lajmet në mediat e vendit thuhet se 3 nga të plagosurit janë ata që kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar.

Anëtarja e Këshillit të Qytetit të Londrës, Marina Ahmad, deklaroi në postimin në llogarinë e saj në rrjetin social X se një burrë hodhi “acid” mbi njerëzit në makinë të përfshirë në një aksident trafiku.