04/10/2024

Nga shtatori, pensioni minimal do të jetë 13.300 denarë, paralajmëroi Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, duke u shprehur e prerë se nuk ka mundësi që pensioni minimal të jetë 18.000 denarë, siç kërkojnë pensionistët që protestuan ditëve të kaluara.

“Presim që këtyre ditëve t`i marrim të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika për rritjen e harxhimeve jetësore dhe në bazë të këtyre të dhënave do të shohim se sa do të jetë rritja. Ka mundësi 6%, por edhe më tepër, por pension më të ulët se 13.300 denarë nuk do të ketë” – tha Jovanka Trençevska.

Ministrja Trençevska, sic njofton KlanM, tha se deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhje adekuate për definimin e pensionit minimal në vend, I cili do të jetë mbi atë që quhet “pragu i varfërisë” që vërtetohet nga Banka Botërore.

“Kur krijohen politikat duhet të mendohet për stabilitetin e Fondit Pensional. 18.000 denarë është shumë jorelae për shkak se paga minimale është 20.000 denarë. Kjo do të thotë ngarkesë për fondin dhe të vehemi në pozitë që pas tre, katër muajve të pyetemi nëse 330.000 pensionistët do të marrin pagat” – tha Jovanka Trençevska,

Ministrja Trençevska, sic percjell KlanM, theksoi se është e padrejtë që të barazohen njerëzit që kanë 15 vite stazh pune me ata që kanë 40 vite, për shkak se ata me stazh më të madh kanë investime më të mëdha në sistemin e kontributeve dhe është normale të kenë pensione më të larta.